Prokuroria jep detaje për intervistimin e Martin Berishajt

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 19:25
Prokuroria jep detaje për intervistimin e Martin Berishajt

Pas raportimeve se është intervistuar sot ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar Prokuroria Speciale e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga prokuroria thonë se Berishaj është intervistuar për dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

“Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’”, thuhet në njoftim.

Më tutje, nga PRSK deklarojnë se Berishaj ka pasur edhe më herët ftesë për intervistim por se ka kërkuar që për shkak të angazhimeve i njëjti të shtyhet.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)