BIK - qytetarëve: Kujdes nga agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë dhe kombin

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 20:40
BIK - qytetarëve: Kujdes nga agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë dhe kombin

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një qarkoreje u ka kërkuar të gjithë imamëve të xhamive të Kosovës t’u kërkohet besimtarëve që të jenë shumë të kujdesshëm se nga kush po informohen dhe të kenë kujdes nga persona joinstitucionalë me agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë dhe kombin.

"Si muslimanë që jemi, kemi obligim fetar që të jemi shumë të kujdesshëm se nga kush po informohemi dhe prej kujt po i marrim njohuritë tona. Bëjmë thirrje që të kemi kujdes edhe nga disa të vetëquajtur imamë, persona jashtinstitucionalë, të cilët nuk kanë as njohuri fetare, e as dinjitet njerëzor e kombëtar, për më tepër kanë agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë tonë të pastër, për vendin dhe kombin tonë”, thuhet ne këtë qarkore.

(Kosova Sot Online)