Babai nga Gjilani raporton se i është zhdukur vajza e mitur: Doli për të shkuar në shkollë, nuk dihet vendndodhja e saj

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 08:52
Babai nga Gjilani raporton se i është zhdukur vajza e mitur: Doli për të shkuar në shkollë, nuk dihet vendndodhja e saj

Një burrë nga Gjilani ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ai ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan  29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )