Vëllai i Belerit akuzon : Njerëzit e Ramës kanë shënjestruar pronat e Himarës

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 11:12
Vëllai i Belerit akuzon : Njerëzit e Ramës kanë shënjestruar pronat e Himarës

 

Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka folur për mediat greke në lidhje me zemërimin që shfaqën banorët e Himarës ndaj zyrtarëve të Edi Ramës.

Ai tha se njerëzit e Edi Ramës po shënjestrojnë pronat e Himarës.

“Fredit i është hequr e drejta e betimit në mënyrë të paligjshme dhe me procedura dhe metoda të ndryshme vazhdojnë të kenë kontrollin e bashkisë. Fatkeqësisht po flasim për një regjim autoritar. Ne vazhdojmë luftën tonë, megjithatë e shohim çdo ditë që kalon se bëhet një shkelje e qartë nga regjimi shqiptar,” tha ai.

“Ne durojmë dhe jemi të detyruar të durojmë. Kemi duruar edhe më shumë regjime barbare. Nëse e shihni fuqinë e popullit të Himarës, vëllai im detyrohet të durojë së pari derisa të vijë drejtësia përfundimtare për popullin e Himarës. Dhe ata prej nesh, të cilët janë në krah të tij, vazhdojnë luftën. Çështja lidhet drejtpërdrejt me pronat,” tha Beleri.

(Kosova Sot Online )