BIK tregon për ndryshimet për kohën e iftarit dhe syfyrit

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 11:00
 BIK tregon për ndryshimet për kohën e iftarit dhe syfyrit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se me ndërrimin e orës ndryshon edhe koha e syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.

Ora do të ndërrohet sonte për 60 minuta, transmeton "Kosova Sot Online ".“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë.

Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë BIK.

🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 31.3.2024
🌙 Syfyri / Imsaku: 4:37
☀️ Lindja e Diellit: 6:13
☀️ Dreka: 12:43
☀️ Ikindia: 16:17
🌔 Iftari / Akshami: 19:08
🌑 Jacia: 20:41Muaji i madhërishëm i Ramazanit ka nisur më 11 mars. Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

(Kosova Sot Online )