Ankohet gruaja: Burri nuk më la të hyjë në shtëpi pas iftarit me kolegë

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 09:37
Ankohet gruaja: Burri nuk më la të hyjë në shtëpi pas iftarit me kolegë

Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se pasi kishte dalë me kolegë të punës për iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj nuk e ka lënë të hyjë në shtëpi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari është arrestuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 30.03.2024-20:50.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)