Lutfi Haziri: Piku i Vjosa Osmanit erdhi kur ishte kandidate e LDK-së për kryeministre

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 12:10
Lutfi Haziri: Piku i Vjosa Osmanit erdhi kur ishte kandidate e LDK-së për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani ka qenë yll në ngritje politikisht në LDK, ku hyn edhe Lumir Abdixhiku,  shkruan gazeta gazeta "Kosova Sot Online".

Në emisionin "Show i së premtës" me Adelina Ismailin, Haziri ka theksuar ndër të tjera se e ka parë pikun e Vjosa Osmanit kur ishte kandidate e LDK-së për kryeministre.

"Dua të jem i sinqertë se këtu nuk po bëj politikë. Presidentja Vjosa Osmani ka qenë yll në ngritje politikisht në LDK, ku hyn edhe Lumir Abdixhiku. N'politikë Osmani e ka zgjedhur rrugën e vetë. Unë e kam parë pikun e Vjosa Osmanit kur ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, e kam mbështetur pa hezitim ku edhe ti si Adelinë e ke mbeshtetur publikisht, shkruan gazeta gazeta "Kosova Sot Online". Unë besoj se Vjosa Osmani ka qenë fituese morale e atyre zgjedhjeve sepse ka qenë garë e vështirë. Kjo gjë nuk ndodhi për 0.6%", ka deklaruar Lutfi Haziri.

 

(Kosova Sot Online)