Publikohen emrat e dy personave që gjuajtën me armë në drejtim të një automjeti

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 14:02
Publikohen emrat e dy personave që gjuajtën me armë në drejtim të një automjeti

Raportohet se disa të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në Prizren,  ku një person nga automjeti ka gjuajtur në drejtim të një automjeti tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë detaje rreth këtij incidenti.

Sipas Policisë, viktima deri ishte ne automjet në lëvizje, njëri nga dy të dyshuarit në automjetin tjetër gjithashtu në lëvizje kishte shtënë drejt tij, por që askush nuk ka marrë lëndime.

Dy të dyshuarit e këtij rasti janë Xhevdet Kokollari dhe Taulant Kokollari që ende janë në arrati dhe se policia po punon për kapjen e tyre.

Policia ka filluar hetimet dhe e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.

Me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por sipas Policisë aty nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.

(Kosova Sot Online)