Aksident në Prishtinë: Motociklisti goditet nga një veturë

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 14:27
Aksident në Prishtinë: Motociklisti goditet nga një veturë

Raportohet se një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë në rriuën “Robert Doll”, ku si pasojë ka mbetur ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)