'Kosova Sot Online' ua uron besimtarëve të krishterë: Festën e Pashkëve

  • a.p /
  • 31 March 2024 - 14:35
'Kosova Sot Online' ua uron besimtarëve të krishterë: Festën e Pashkëve

Sot besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkohë mbrëmë në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë u mbajt mesha e pashkëve. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji nga kjo meshë përcolli mesazhe paqeje, ndërsa u lut për më shumë mbarësi për besimtarët.

Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes.

Me këtë rast redaksia e gazetës "Kosova Sot Online" ua uron besimtarëve të krishterë: Festën e Pashkëve.

(Kosova Sot Online)