Publikohet foto, ky është kosovari që vdiq tragjikisht

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 17:08
Publikohet foto, ky është kosovari që vdiq tragjikisht

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Istog, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një person dyshohet se ka vdekur në një pishinë të mbyllur.

Rasti ka ndodhur në pishinën gjysmë Olimpike “Onix” në Banjë të Istogut, ku viktima po qëndronte brenda.

Viktima është Gëzim Hoxha 53-vjeçar, dhe gjatë kohës që po qëndronte në pishinë, viktima kishte kërkuar ndihmë nga stafi.

Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Image

(Kosova Sot Online)