Podgorica tronditet nga alarmi për bomba të vendosura në disa gjykata

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 09:04
Podgorica tronditet  nga alarmi për bomba të vendosura në disa gjykata

Mëngjesin e sotëm  Gjykatat Themelore, ajo e Larta, e Apelit dhe ajo Kushtetuese në Podgoricë në Mal të Zi janë kërcënuar me bombë. Bëhet fjalë për për mjete shpërthyese të vendosura në objekte, njofton policia për portalin M.

Punonjësit nga këto ndërtesa janë evakuuar.

Policia ndodhet në terren dhe po kontrollon sigurinë e godinave.

(Kosova Sot Online )