Policia: Në Facebook u shpërnda një video ku i dyshuari nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 09:14
Policia: Në Facebook u shpërnda një video ku i dyshuari nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare

Policia ka thënë se në Ferizaj është raportuar se në një faqe është shpërndarë një video e një personi ku nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit.

“NXITJE E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT –  Ferizaj / 28.03.2024 –  Është raportuar se në rrjetin social facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit. Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore.”

(Kosova Sot Online )