Alarmi për bomba në gjykatat e Podgoricës ishte i rremë

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 11:03
Alarmi për bomba në gjykatat e Podgoricës ishte i rremë

Raporti për mjetet shpërthyese të vendosura në disa gjykata të Podgoricës doli të ishte i rremë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Policia ka qenë në terren dhe ka inspektuar lokalin, pas së cilës është konstatuar se kallëzimi për mjetin shpërthyes ishte i rremë.

Pas kontrollit, punonjësit janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Ky është vetëm një nga një seri raportimesh për bomba që kanë mbërritur në adresat e gjykatave në një periudhë të shkurtër kohe. Të gjitha raportet ishin të rreme.

(Kosova Sot Online )