Publikohet foto, ky është i riu kosovar që vdiq tragjikisht në aksident

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 18:32
Publikohet foto, ky është i riu kosovar që vdiq tragjikisht në aksident

Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Vetura u copëtua, duke u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Komuna e Junikut ka bërë një postim për vdekjen e kosovarit.

Komuna e Junikut informon se viktima e këtij aksidenti është Hysni Qestaj.

Krahas ngushëllimeve, komuna ka publikuar edhe foton e viktimës së aksidentit.

(Kosova Sot Online)