Ja me kënd u takua Gërvalla në Kalabri

  • a.p /
  • 01 April 2024 - 20:22
Ja me kënd u takua Gërvalla në Kalabri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka qëndruar në Itali ku është takuar me komunitetin arbëresh në Kalabri dhe Siçili.

Ajo ka folur për forcimin e bashkëpunimit në mes komuniteteve.

“Falënderojmë komunat arbëreshe si në Kalabri ashtu edhe në Siçili për pritjen e tyre të ngrohtë. Së bashku, ne kemi rënë dakord të forcojmë bashkëpunimin dhe partneritetin midis komuniteteve tona, dhe mezi pres t’i mirëpres ata në Kosovë së shpejti”, ka shkruar ajo në platformën “X”. 

(Kosova Sot Online)