O’Brien përfundimisht ia kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 21:53
O’Brien përfundimisht ia kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit

Për bisedën që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.

Po ashtu, thuhet se duhet të përmbushen të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet e Brukselit.

Tekstualisht ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Telefonatë e mirë me Presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)