Moti sot, më i ftohtë dhe me mundësi reshje shiu

  • S.A /
  • 02 April 2024 - 08:00
Moti sot, më i ftohtë dhe me mundësi reshje shiu

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius.

Era do fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

(Kosova Sot Online )