Gjuriq mund të bëhet shef i BIA-s, në pritje të miratimit të Vuçiqit

  • S.A /
  • 02 April 2024 - 11:50
Gjuriq mund të bëhet shef i BIA-s, në pritje të miratimit të Vuçiqit

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, u largua nga kjo detyrë dhe në javët në vijim atij do t’i jepet një detyrë e re.Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po llogarit seriozisht te ai, ndërsa gazeta Nova raporton se ai mund të jetë drejtori i ri i inteligjencës – pra, BIA-s, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tomislav Radovanoviq, njeriu i cili aktualisht udhëheq shërbimin sekret serb është ende në statusin e ushtruesit të detyrës, ndërsa Gjuriq, sipas Nova-s ka besim të madh në krye të partisë dhe është i pranueshëm për disa prej shteteve të huaja.

(Kosova Sot Online )