Pamje nga momenti i nxjerrjes së trupave të pa jetë të viktimave nga aksidenti

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 14:39
Pamje nga momenti i nxjerrjes së trupave të pa jetë të viktimave nga aksidenti

Janë nxjerrë nga makina e shkatërruar trupat e pajetë të 7 emigrantëve të huaj nga Lindja e Mesme dhe të shoferit shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata mbetën të vdekur nga një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, ku shkak mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e automjetit tip “Benz”, i cili ishte marrë me qira.

Dyshohet se shoferi ka pikasur forcat e policisë, është kthyer nga rruga drejt Përmetit dhe për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin duke rënë në humnerë.

Sipas prokurorit Petrit Çano nuk janë zbuluar identitet e viktimave dhe pasi të bëhet kjo gjë do fillojë bashkëpunimi me ambasadat përkatëse.

Image

(Kosova Sot Online)