Konfirmohet se është plagosur një vajzë nga Kosova në sulmin që ndodhi në Finlandë

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 19:32
Konfirmohet se është plagosur një vajzë nga Kosova në sulmin që ndodhi në Finlandë

Në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe konfirmoj informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. 

(Kosova Sot Online)