Vdes mjekja e njohur kosovare Dallëndyshe Kumnova

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 14:07
Vdes mjekja e njohur kosovare Dallëndyshe Kumnova

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e specialistes së Pediatrisë nga Mitrovica, Dr. Dallëndyshe Kumnova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dr. Dallëndyshja mbi 35 vjet shërbeu  me përkushtim ndaj fëmijëve, duke ofruar ndihmën e pakursyer shëndetësore. Deri në pensionim, doktoresha punoi në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

SHSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e doktoreshës.

(Kosova Sot Online)