Joseph: Tani është koha që Osmani të ftohet për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 23:00
Joseph: Tani është koha që Osmani të ftohet për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

Edward P. Joseph, profesor i “Johns Hopkins University” në Uashington ka komentuar bisedën telefonike që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pati me ndihmës sekretarin amerikan O’Brien, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se Osmani dhe O’Brien dërguan sinjale të forta për pajtueshmëri Kosovë-SHBA në çështje kyçe.

Tutje ai thotë se është koha që Osmani të ftohet për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

“Pas bisedës telefonike, O’Brien dhe Osmani dërgojnë sinjale të forta për pajtueshmëri SHBA-Kosovë në çështje kyçe. Në një moment kyç të marrëdhënies, është koha që presidentes Osmani t’i ofrohet një  vizitë në Zyrën Ovale”, ka shkruar ai në platformën “X”, të hënën.

(Kosova Sot Online)