Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës temperaturat deri në 20 gradë

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 07:38
Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës temperaturat deri në 20 gradë

Më shumë vransira kalojnë ditën e mërkurë mbi vend, por nuk mungojnë edhe intervale me diell, transmeton :Kosova Sot Online ".

Nuk parashihen kushte për të reshura. Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 3C e 5C, derisa gjatë ditës shënojnë vlera prej 17C-20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 2-6m/s.

Ditën e enjtë vransirat kalimtare, shfaqin mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

Nga dita e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, ndërkohë që edhe temperaturat shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Deri në fundjavë shkojnë në 25C e 26C.

(Kosova Sot Online )