Millorad Dodik kërcënon me padi qeverinë e SHBA për shkak të sanksioneve kundër individëve në RS

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 08:36
Millorad Dodik kërcënon me padi qeverinë e SHBA për shkak të sanksioneve kundër individëve në RS

Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik tha sot në Banja Luka se në takimin e koalicionit qeverisës në RS, u ra dakord që të sigurohen fonde dhe të gjendet firma ligjore më e njohur në SHBA për të paditur qeverinë amerikane, sepse vendosja e sanksioneve kërcënonte të drejtat themelore të njeriut të individëve në RS, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Për sa i përket neve, ne i kemi dhënë fund sanksioneve. Le të flasin çfarë të duan, ne nuk kemi kohë të merremi me të dhe nuk duam,” u tha Dodik gazetarëve pas takimit të liderëve të koalicionit qeverisës, duke u bërë thirrje mediave të RS të “ndalojnë së shkruari në lidhje me të.”

Më pas ai shkroi në rrjetin social X se “çdo bisedë për sanksione është e tepërt”, duke u bërë thirrje të gjithëve që “të ndalojnë së komentuari për asgjë”.

“Kjo nuk është një temë për ne në Srpska, sepse ata që shkatërrojnë rendin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit duan që ajo të jetë tema jonë kryesore,” tha Dodik.

Ai gjithashtu vlerësoi se deklarata e sotme e Sanja Vuliq, përfaqësuese e Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) në parlamentin e BeH, ishte e panevojshme dhe në “funksion të atyre që duan të spekulojnë rreth saj”.

Sanja Vuliq, kryetare e Klubit të Deputetëve të SNSD-së në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të BeH, tha se anëtarët e asaj partie në Parlamentin e BeH do të solidarizohen me kolegët e tyre, të cilët për shkak të sanksioneve amerikane, nuk mund të marrin paga përmes llogarive të tyre.

“Ne gjashtë deputetë të gjithë japim një mijë marka të konvertueshme (rreth 500 euro). A mendoni se do ta lëmë anëtaren serbe të Kryesisë (Zheljka Cvijanoviq) të shkojë pa rrogë, nuk ka shanse teorike”, ka thënë Sanja Vuliq për agjencinë e lajmeve Srna.

Ajo vlerësoi se sanksionet amerikane ndaj individëve janë “privim nga jeta dhe krim pa dënim dhe precedent”.

(Kosova Sot Online )