Pranimi në KE e bënë Kosovën me peshë më të lartë si subjekt të pavarur shtetëror

Pranimi në KE e bënë Kosovën me peshë më të lartë si subjekt të pavarur shtetëror
Pranimi në KE e bënë Kosovën me peshë më të lartë si subjekt të pavarur shtetëror

Muhamet Kelmendi

  • 03 April 2024 - 07:53

 

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Fitore tjetër është edhe e drejta që shteti të padis Serbinë në Gjykatat Ndërkombëtare për gjenocid dhe dhunën e terrorin e bërë mbi Kosovë. Serbia kështu mund të paditet dhe për demin material dhe moral të shkaktuar gjatë luftës gjenocidiale ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto çështje mundë dhe duhet të shqyrtohen në gjykatat ndërkombëtare. Kështu hapet perspektiva edhe për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur. Këto janë fitore të mëdha dhe natyrisht një humbje e lartë e shtetit serb.

-Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një fitore e madhe në politikën Evropiane dhe më gjerë. Shteti me anëtarësim fiton subjektivitet më të lartë të pavarur dhe hynë në kuadër të shteteve sovrane me peshë në kontinentin e vjetër. Natyrisht se anëtarësimi është edhe mjet nga Republika e Kosovës dhe subjektet e ndryshme e fitojnë të drejtën që çështjet e brendshme dhe ato të jashtme, konfliktuoze, të kërkojnë të shqyrtohen pranë Gjykatës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Këtu është fjala për konfliktet juridiko-gjyqësore të brendshme e që në Kosovë ka përfunduar shqyrtimi kryesor dhe nuk ka mjet juridik brenda vendit. Anëtarësimi i hap mundësit edhe për të akuzuar subjektet fizike dhe ato juridike, deri edhe shtetin, organet dhe shtetin serb, lidhur me çështjet e pazgjidhura në fusha të ndryshme. Këtu po përmendi pensionet e pensionerëve të Kosovës, çështjen e pronës së tundshme dhe të patundshme, të mjeteve që kanë qenë të kursyera në bankat serbe, për dokumentet e vjedhura, artefaktet historike dhe shumë çështje tjera. Fitore tjetër është edhe e drejta që shteti të padis Serbinë në Gjykatat Ndërkombëtare për gjenocid dhe dhunën e terrorin e bërë mbi Kosovë. Serbia kështu mund të paditet dhe për demin material dhe moral të shkaktuar gjatë luftës gjenocidiale ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto çështje mundë dhe duhet të shqyrtohen në gjykatat ndërkombëtare. Kështu hapet perspektiva edhe për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur. Këto janë fitore të mëdha dhe natyrisht një humbje e lartë e shtetit serb. Me këtë anëtarësim në Këshillin e Evropës humb në peshë edhe qëndrimi serb për mos të njohur shtetin e Kosovës. Akti i tillë është akt ndërkombëtar dhe Kosova fiton në peshë si subjekt i pa varur shtetëror në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".