Në Sylevicë të Podujevës digjen rreth shtatë hektarë me pisha

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 10:11
Në Sylevicë të Podujevës digjen rreth shtatë hektarë me pisha

Një roje e pyllit në Podujevë ka njoftuar se është kapluar nga zjarri një plantacion prej rreth 7 hektarë pisha-pronë shoqërore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti është nën hetime.

“Sylevicë, Podujevë / 02:04.2024 – 16:50. Ankuesi m/kosovar (roje e pyllit) ka njoftuar policinë  se është kapluar nga zjarri një plantacion prej rreth 7 hektarësh me pisha- pronë shoqërore. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )