Mbi 700 të lënduar dhe katër të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 09:59
Mbi 700 të lënduar dhe katër të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Tajvanin, janë lënduar mbi 711 persona si dhe të paktën 4 tjerë kanë humbur jetën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Raportohet se 77 persona kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesa të shembura.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA) tha se të paktën katër persona u vranë, 711 u plagosën dhe 77 të tjerë mbeten të bllokuar pas tërmetit. Ashpërsia e lëndimeve dhe vendndodhja e atyre që janë të paarritshëm mbetet e paqartë, raporton CNN

Pamjet amatore të filmuara në pjesë të ndryshme janë vërtetë rrëqethëse, ku shihen ndërtesat e varura në këndin prej 45 shkallë, derisa shumë tjera janë shembur plotësisht.

 (Kosova Sot Online )