Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e një pediatreje

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 12:07
Oda e Mjekëve njofton për vdekjen e një pediatreje

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e pediatres Dallëndyshe Kumnova,transmeton "Kosova Sot Online "..

Sipas njoftimit ajo u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj.

“Ndahet nga jeta Dr. Dallëndyshe Kumnova (15.11.1983- 02.04.2024) Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991. Dr. Kumnova u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj”, thuhet në njoftim. 

Image

 

(Kosova Sot Online )