Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për përfshirje në veprën “Mashtrimi”, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 13:01
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për përfshirje në veprën “Mashtrimi”, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.Personi në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje vepren Mashtrim. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

(Kosova Sot Online )