Kryeministri Albin Kurti jep detaje për vizitën në komunat veriore

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 17:54
Kryeministri  Albin Kurti jep detaje për vizitën në komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën që ai ka zhvilluar sot në Veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai bëri të ditur se ka qenë edhe në vendin ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në “X” ai shkroi se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve.

“Sot vizitova 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë edhe vendin ku polici ynë, Afrim Bunjaku, u vra nga forcat paramilitare serbe në shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejta dhe përgjegjësia e të gjithëve dhe do të punojmë bashkë për një të nesërme të ndritur”, ka shkruar Kurti në “X”.

(Kosova Sot Online)