Iftari i deputetëve të VV’së, ja pse refuzuan ftesat Kryeministri Kurti edhe Presidentja Osmani

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 12:26
Iftari i deputetëve të VV’së, ja pse refuzuan ftesat  Kryeministri  Kurti edhe Presidentja Osmani

Kryeministri Albin Kurti e as ministra të tij nuk kanë marrë pjesë në iftarin e sivjetmë që kanë shtruar disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndryshe nga viti i kaluar. Bëhet fjalë për deputetët që i kanë dalë kundër lidhur me dy projektligje shumë të rëndësishme, Projekt-Kodin Civil dhe Projektligjin për Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Ftesë për këtë iftar ka pasur edhe Presidentja Vjosa Osmani, por as ajo nuk ka shkuar.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Me këtë i hoqa rrudhat për 2 ditë dhe u bëra 10 vite më e re!

Bujar Osmani: Shpresojë të përfundojë si president i RMV-së, vend anëtar i…

Në një restaurant në Obiliq, të martën është shtruar iftar nga disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me pikëpamje më të shquara fetare. Deputetët Gramos Agusholli, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë mbledhur atë natë familjarë, miq e kolegë të tyre. Salla shihet të ketë qenë plot.

Një iftar të tillë e kishin shtruar edhe vjet, ku kishin marrë pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, si dhe ministra. Madje, kishte mbajtur edhe një fjalim. Sivjet, në fotografitë që kanë shpërndarë vetë deputetët, nuk shihet asnjëri prej tyre.

Visar Korenica, një prej deputetëve që e ka shtruar këtë iftar ka konfirmuar për Gazetën Express se kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë pasur ftesa për këtë iftar.

Korenica thotë se shkaku i agjendës nuk kanë marrë pjesë.

“Po, kanë qenë të ftuar Presidentja dhe Kryeministri ku kanë falënderuar për ftesën, por për shkak të agjendës kanë kërkuar falje për mospjesëmarrje”, ka deklaruar Korenica për Express.

Sipas agjendës që u kishte përcjellë mediave Zyra e Kryeministrit të hënën, Kurti nuk kishte ndonjë angazhim pas mbledhjes së Qeverisë për të martën, që është mbajtur në orën 14:30.

Ndryshe, këta deputetë kanë dalë kundër për disa projekltligje të rëndësishme që pushteti s’po arrin t’i kalojë pa votat e tyre.

Ata janë shprehur kundër Projekt-kodin Civil dhe Projektligjit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Saherë që këto projektligje kanë shkuar për votim në Kuvend, këta deputetë bashkë me disa të tjerë kanë votuar kundër ose nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Në fotografitë e publikuara, shihet se pjesëmarrës në këtë iftar kanë qenë Myftiu Naim Tërnava, ish-Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani e hoxha Shefqet Krasniqi.

(Kosova Sot Online )