Peach takohet edhe me Maqedoncin, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 12:56
Peach takohet edhe me Maqedoncin, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Emisari britanik Lord Stuart Peach është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku temë ishte situata e sigurisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ministri në një postim në Facebook ka thënë se me Peach kanë diskutuar për sigurinë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK’së dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së.

“Ishte kënaqësi e veçantë të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Suart Peach. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së.”

Maqedonci e ka falënderuar Peach për “mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it pas sulmit në Banjskë.”

“Theksova se jemi të përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online )