Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit, Policia kap hajnat në flagrancë

  • G.G /
  • 04 April 2024 - 13:01
Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit, Policia kap hajnat në flagrancë

Shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi është plaçkitur gjatë mbrëmjes.

E vajza e tij, Kosovare Kelmendi tha për Tëvë1, se Policia e Kosovës i është përgjigjur thirrjes së saj duke reaguar në kohë rekord.

Derisa theksoi se kryesit e veprës janë kapur në flagrancë brenda shtëpisë nga Policia e Kosovës.

“E falënderojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin e jashtëzakoshëm dhe efikasitetin që kanë treguar në këtë rast, duke ju përgjigjur thirrjes sime dhe duke reaguar në kohë rekord prej pesë minuta për t’i kapur ne flagrancë -mbrenda në shtëpi kryesit e veprës”, tha ajo.

Ndryshe, avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij u vranë nga forcat serbe 25 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)