Zhduket një vajzë e re, nëna kërkon ndihmë për ta gjetur

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 17:19
Zhduket një vajzë e re, nëna kërkon ndihmë për ta gjetur

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Ferizaj, e cili ka raportuar se vajza e saj 17-vjeçare ka dalë nga shtëpia dje dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E njëjta ka deklaruar para Policisë se e mitura është larguar nga shtëpia disa herë edhe në të kaluarën.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)