Kuvendi i Kosovës edhe sot ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 18:56
Kuvendi i Kosovës edhe sot ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e sotme ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kuorumit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi në sallën plenare nuk ishin të pranishëm 81 deputetë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim.

Në anën tjetër, të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për Gjykatën Administrative, ndërsa nuk pati kuorum në vendimmarrje për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Pas kësaj, kryeparlamentari Konjufca mbylli punimet e seancës plenare, derisa tha se njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)