Shea: Kosova shembull ku intervenimi i NATO-s ka qenë i suksesshëm

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 22:40
Shea: Kosova shembull ku intervenimi i NATO-s ka qenë i suksesshëm

Për 75-vjetorin e NATO-s ka folur  ish-zëdhënësi i aleancës trans-atlantike gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea. Ai e përmend Kosovën si shembull ku intervenimi i NATO-s ka qenë i suksesshëm edhe i domosdoshëm për ti shpëtuar shqiptarët nga spastrimi etnik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ditëlindja e 75-të e NATO-s ndihet fortë edhe në Kosovë.

Pasi roli i aleancës veri-atlantike, ishte kyç për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb para një çerek shekulli.

Kjo organizatë ushtarake për 78 ditë bombardoi mbi caqet ushtarake dhe policore serbe për ta ndaluar spastrimin etnik që serbët po i shkaktonin shqiptarëve në Kosovë.

Për këtë përvjetor të aleancës, ka folur ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, i cili e konsideron NATO-n si një institucion unik.

“NATO vërtet është një institucion unik sepse për herë të parë kur ishte krijuar NATO-ja, SHBA-të dhe Kanadaja, ofruan një përkushtim permanent të sigurisë për Evropën. Jo vetëm duke intervenuar për periudha së shkurtra gjatë luftërave me dërgimin e trupave, por edhe prezenca në kontinentin evropian për të mbrojtur demokracinë evropiane, ishte një ndryshim masiv historik”, thotë ish-zyrtari i lartë i NATO-s.

(Kosova Sot Online)