Vuçiq: Serbia mbron fuqishëm marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë

  • A..P /
  • 04 April 2024 - 20:30
Vuçiq: Serbia mbron fuqishëm marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shkruar në Instagram më 4 prill se ai përsëriti mbështetjen e tij për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit në një takim me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo marrëveshje “respekton gjithashtu integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska brenda Bosnjes. Serbia nuk do të mbështesë asgjë në kundërshtim me këtë”, ka shkruar Vuçiq.

Ai shtoi se ka biseduar me Schmidt “për ngjarjet aktuale, integrimin evropian dhe proceset zhvillimore në rajon”.

Ai shtoi se ka biseduar me Schmidt “për ngjarjet aktuale, integrimin evropian dhe proceset zhvillimore në rajon”.

“Theksova se Serbia mbron fuqishëm marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin dhe stabilitetin, si dhe respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare, të cilat janë parakusht i domosdoshëm për çdo përparim të mëtejshëm ekonomik dhe social”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)