Sot temperaturat në Kosovë deri në 23 gradë

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 07:49
Sot temperaturat në Kosovë deri në 23 gradë

Sot moti në Kosovë parashikohe që të jetë më i ngrohtë dhe kryesisht me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ditën kalojnë edhe vranësira, por nuk priten mundësi për të reshura.

Frynë erë e lehtë nga perëndimi e veriperëndimi 1-4m/s. Temperatura minimale zbret në 5C e 7C, ndërsa ajo maksimale shkon deri në 22C e 23C, njofton Prishtina Weather.

(Kosova Sot Online)