Tentim vrasje në Prishtinë, një person goditet me thikë

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 09:27
Tentim vrasje në Prishtinë, një person goditet me thikë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se një person është arrestuar për shkak se ka therur me thikë një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ku është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë 04.04.2024- 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)