Lista Srpska tenton të marrë vendim në emër të serbëve: S’dalim në regjistrimin e popullsisë të organizuar nga Kurti

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 10:27
Lista Srpska tenton të marrë vendim në emër të serbëve: S’dalim në regjistrimin e popullsisë të organizuar nga Kurti

Lista Serbe ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë, për t’i dërguar “mesazh të qartë” kryeministrit kosovar Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

“… dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm të ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve”, tha Lista Serbe në “Facebook”.

Përndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës sot nis procesin e regjistrimit të popullsisë në vend, i cili do të zgjasë deri më 17 maj.

(Kosova Sot Online)