Osmani: Regjimi kriminal serb kreu krime makabër në Kosovë

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 11:01
Osmani: Regjimi kriminal serb kreu krime makabër në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.

(Kosova Sot Online)