Kurti për regjistrimin e popullësisë: Të dhënat nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 11:10
Kurti për regjistrimin e popullësisë: Të dhënat nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e regjistrimit të popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave, që sot ka filluar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se cilësia e të dhënave nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe locale.

“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës. Cilësia e të dhënave nga pyetësorët është vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale, për planifikim e zbatim më të drejtë e suksese e arritje edhe më të mëdha”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se këto të dhëna do të ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Regjistrimi i popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës ka filluar sot. Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullësië, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët, neve si qeveri, ju si komuna dhe çdo institucioni të Republikës sonë. Po e mbështesim ASK’në, që është njëherit bartës i projektit të regjistrimit, me qëllim që regjistrimi të jetë cilësor, profesional dhe gjithpërfshirës”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)