Vdes 62 vjeçari, gjatë vozitjes humbi kontrollin e automjetit

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 11:34
Vdes 62 vjeçari, gjatë vozitjes humbi kontrollin e automjetit

Një aksident ka ndodhur dje në mbrëmje në Burrel, ku një 62-vjeçar ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

62 vjeçari duke vozitur automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit është përplasur me murin anësor të rrugës, ku ka humbur jetën në spital.

“Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)