Analistja amerikane shpërndan një video të Vuçiq-it: Është diktator i manipulimit psikologjik

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 13:31
Analistja amerikane shpërndan një video të Vuçiq-it: Është diktator i manipulimit psikologjik

Analistja amerikane Ivana Stradner ka publikuar një video të një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa e jep një premtim jo fort të besueshëm për serbët dhe Serbinë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në këtë pjesë të videos, ai zotohet se në vitin 2027 Serbia do të ketë makina fluturuese taksi.

Këtë, analistja Stradner e quan një libër të manipulimit psikologjik të diktatorit.

“Jo, nuk është një video e rreme. Libri i manipulimit psikologjik të diktatorit”, ka shkruar ajo dhe ka shpërndarë videon e deklaratës së Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)