Publikohet momenti kur dridhet ndërtesa e OKB-së nga tërmeti në zonën e New Jorkut

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 18:16
Publikohet momenti kur dridhet ndërtesa e OKB-së nga tërmeti në zonën e New Jorkut

Njujorkezët janë mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha, por nuk janë aq të mësuar me tërmetet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një tërmet i rrallë ka goditur New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New Yorkut dhe zonat përreth.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit, raporton bbc.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihet lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit.

“A është ai një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste në atë kohë.

Ndryshe, një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë për 40 vjet.

Ai tërmet, në vitin 1983, tronditi banorët pranë qytetit të Newcomb, në veri të New Yorkut me një magnitudë 5.1 ballësh të Rihterit.

(Kosova Sot Online)