Dëmtohen qëllimshëm ulëset në fushën e sportit në Lipjan

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 19:40
Dëmtohen qëllimshëm ulëset në fushën e sportit në Lipjan

Raportohet se në Lipjan, disa të rinj kanë dëmtuar qëllimshëm ulëset në fusha të sportit në këtë komunë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës Imri Ahmeti. Ai tha se kjo është një sjellje e papranushme dhe që duhet të dënohet.

“Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike. (Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë). Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

(Kosova Sot Online)