Inspektorati i Prishtinës largon mbeturinat nga një objekt i pabanuar

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 21:04
Inspektorati i Prishtinës largon mbeturinat nga një objekt i pabanuar

Me kërkesë të banorëve të lagjes Dardania, Inspektorati i Kryeqytetit sot ka ndërhyrë në një njësi banesore private të pabanuar e cila ishte subjekt i inspektimit edhe gjatë viteve të kaluara.

Lidhur me rastin, Inspektorati i Ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj.

(Kosova Sot Online)