Osmani takon drejtuesit e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për falje

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 20:38
Osmani takon drejtuesit e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për falje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, Haki Demolli, si dhe anëtarët e Komisionit.

Duke theksuar rëndësinë e Komisionit, e para e vendit u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

(Kosova Sot Online)