Kearns: BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 23:00
Kearns: BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje.

“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë”, shkroi ajo.

Për këtë nismë të presidentit serb sot hezitoi të fliste zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.

Kjo pasi u pyet se a është duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit duke penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

(Kosova Sot Online